AA
Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 65-vjetorin e themelimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u zhvillua sot një aktivitet simbolik dhe me rëndësi të veçantë akademike – pasurimi i bibliotekës së fakultetit me libra të rinj.
Në këtë aktivitet morën pjesë dekani Bekim Baliqi, prodekani Arsim Sinani, si dhe përfaqësues të studentëve, me në krye kryetarin e Parlamentit Studentor të Fakultetit Filozofik, Erlond Ukaj.
Në prani të tyre, u vendosën në raftet e bibliotekës librat e rinj që pasurojnë fondin ekzistues dhe u theksua rëndësia e vazhdimit të përkujdesjes për zhvillimin e bibliotekës si qendër e dijes dhe kërkimit universitar.
Po ashtu, Biblioteka e Fakultetit Filozofik u pasurua me libra të dhuruar nga Biblioteka e Qytetit të Tetovës, si shenjë bashkëpunimi kulturor dhe akademik ndërmjet institucioneve shqiptare të arsimit dhe kulturës në rajon.
Drejtuesit e fakultetit theksuan se ky aktivitet është vetëm fillimi i një sërë veprimtarish që do të zhvillohen gjatë vitit jubilar, me qëllim që të promovohet roli akademik, kërkimor dhe kulturor i Fakultetit Filozofik në jetën universitare dhe publike të vendit.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktive,
Mbi 6.900 kundërvajtje janë konstatuar gjatë aksioneve të përforcuara të kontrollit ndaj drejtuesve të biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave,
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira lokale të lehta