AA
Profesoresha e gjuhës frënge nga Kumanova, Gzime Ramadani, mbrojti me sukses punimin e magjistraturës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, me temë “Gamifikimi, si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj”. Punimi vlerësohet si ndër të parët në hapësirën shqiptare që trajton gamifikimin si mjet për rritjen e angazhimit dhe motivimit të nxënësve në procesin e të mësuarit.
Komisioni i përbërë nga prof. dr. Demush Bajrami, prof. dr. Arafat Shabani dhe prof. dr. Meral Veseli, e cilësoi këtë studim si shumë të vlefshëm dhe me rëndësi të menjëhershme për politikat arsimore në vend, duke theksuar se metoda të tilla e bëjnë mësimdhënien më atraktive dhe bashkëkohore.
Gzime Ramadani ka një profil të spikatur akademik e profesional, me pjesëmarrje në trajnime e forume ndërkombëtare në Francë dhe rajon, duke u shpërblyer në vitin 2022 me çmimin “Letra më e mirë” nga Aleanca Franceze në Tetovë. Aktualisht, ajo është mësimdhënëse e frëngjishtes në SHFK “7 Marsi” në Opajë-Likovë dhe kontribuon aktivisht në promovimin e frankofonisë dhe metodave moderne në arsim.
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet