AA
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u hodhën poshtë të gjitha 5 ankesat për votimet në Çashkë, të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, përcjell TV21. Kandidati fitues për kryetar të komunës së Çashkës, Suat Shaqiri tha se do të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim feje apo kombi.
“Falënderoj të gjithë mbështetësit, në veçanti popullin shqiptarë, duke mos anashkaluar edhe ata që na votuan si popull, pra qytetarët maqedonas, mërgatën në veçanti, të cilët treguan maturi evropiane, erdhën dhe iu përgjigjën ftesës për të votuar. Unë do të jem zëri i komunës së Çashkës, jam fitues absolut, në formën më të mirë demokratike dhe do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallime fetare dhe kombëtare”, tha mes tjerash Shaqiri.
MPB informoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar katër kallëzime për dhunë në familje dhe janë privuar nga
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot përmes një kumtese reagojnë se edhe pas katër ditëve nuk ka sqarim nga Burim
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues të motoçikletave në