AA
Një 57-vjeçar nga rajoni i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person nga Turqia, i cili i ka marrë 18 mijë euro me pretekstin e një bashkëpunimi tregtar.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, denoncimi është bërë më 23 tetor 2025, rreth orës 19:50. Denoncuesi ka deklaruar se është mashtruar nga një person me inicialet Xh.D., shtetas turk dhe pronar i një kompanie për montimin e ashensorëve në objekte banimi.
Dy personat, siç thuhet në raport, kishin rënë dakord që të importonin pelet për ngrohje nga Turqia, por pas dërgimit të shumës prej 18 mijë eurosh në tre transaksione të ndryshme, bashkëpunëtori turk është zhdukur.
“Ai e ka keqpërdorur marrëveshjen dhe i ka marrë paratë në tri raste me pretekstin e një porosie, por më pas është konstatuar se i njëjti e ka shitur mallin menjëherë diku tjetër dhe nuk është më i kontaktueshëm në telefon,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Tetovës ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit të mashtrimit.
Policia e Trafikut të Ohrit njofton opinionin, veçanërisht drejtuesit e automjeteve, se që nga sot, sistemi modern i mbikëqyrjes së
Qytetarët që kanë një shumë të përcaktuar për pagesë shtesë pas Deklaratës Vjetore Tatimore për vitin 2025 ende kanë një
“Nëse para disa dekadash sfida ishte hapja e shkollave shqipe dhe kjo e drejtë fitohej me shumë mund e sakrifica,