AA
Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup zbatoi aktivitete për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga kontejnerët e vendosur në bulevardin Goce Dellçev deri në hotelin VIP, bulevardin Aradhat Partizane, bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, rrugët Dame Gruev dhe Xhon Kenedi, si dhe në disa lokacione në komunën Aerodrom të Shkupit. Në kuadër të aktiviteteve të djeshme u ngritën gjithsej 350 ton mbetje komunale, njoftojnë nga NP Higjiena Komunale.
“Dëshirojmë të informojmë publikun se deri më tani nuk kemi marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit se ku e hedhin mbetjen nga aktivitetet e supozuara të mbledhjes së mbetjes komunale që pretendojnë se po i kryejnë në kuadër të komunave të tyre. NP Higjiena Komunale -Shkup gjatë ditës së sotme nuk vuri re se është ngritur mbetja nga ndërmarrjet komunale të komunave në asnjë komunë të Shkupit. Pyesim nëse këto aktivitete po zhvillohen vërtet dhe në cilat lokacione?”, thonë nga atje.
Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja