AA
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar se tani për tani Albin Kurti nuk u ka votat e mjaftueshme për kryeministër.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ajo ka treguar se sa vota aktualisht i ka VV-ja.
Ajo ka treguar se Kurtit i duhet edhe 4-5 deputetët për të formuar qeverinë e re.
“Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë bërë ndryshime në procedurat administrative për zbatimin e sanksionit “ndalim i drejtimit
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon