AA
Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova mori pjesë sot në turneun ndërkombëtar të karatesë “Nike”, i mbajtur në Shkup, ku garuesit tanë shënuan rezultate të shkëlqyera.
Në konkurrencat individuale, sportistët e klubit arritën këto rezultate:
🥇 Ubejd Memishi
🥇 Erblin Demiri
🥇 Sara Muadini
🥇 Ajan Muaremi
🥇 Dafina Demiri
🥇 Azem Azemi
🥈 Bleart Memeti
🥉 Arbër Pajaziti
Ndërkohë, në garat ekipore:
🏆 Ekipi 2016/17 (Adan Dalipi, Oltion Aziri dhe Ubejd Memishi) fitoi vendin e parë, ndërsa
🥈 Ekipi 2012/13 (Ajan Muaremi, Azem Azemi dhe Arbër Pajaziti) u rendit në vendin e dytë.
“Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme të garuesve dhe trajnerëve të klubit “Bashkimi 2002”.
Urime të gjithë sportistëve për përfaqësimin dinjitoz të Kumanovës në arenën sportive!”, deklaroi trajneri Mursel Misini. (INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akuzon partinë VLEN se po e vazhdon projektin për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, të nisur
Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre, gjashtë deri në tetë persona profesionistë mjekësor, nuk mund të
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në seancën e sotme e miratoi dhe e përcolli për procedurë të