AA
Kandidati për kryetar të Strugës, Mendi Qyra tha se ndryshimi ka filluar dhe do të vazhdojë edhe pas dy nëntorit, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Qyra kërkoi mbështetje edhe nga ata që nuk e votuan në raundin e parë, që siç tha, do të jenë për të gjithë qytetarët.
“Struganët e kuptuan dhe më në fund e filluam ndryshimin, i cili ndryshim do të vazhdojë dhe pas 2 nëntorit, ku do t’japim goditjen e fundit kësaj garniture 20 vjeçare, e cila ishte e bërë një fushatë jo të barabartë. Por megjithatë, qytetarët e Veleshtës sidomos, e treguan dhe dëshmuan se dinë të vlerësojnë cila anë është më e mirë. U rreshtua në pjesë nga anët e popullit dhe populli na mbështeti. Dhe tani bëjmë ftesë që edhe ato që nuk na kanë votuar të vinë dhe të na votojnë, të vinë me ne, se ne do të jemi për të gjithë. Projektet do të bëhen për të gjithë”, tha Qyra.
Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut prej 2,9 për qind për këtë vit, vlerë që është
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 28 prill 2026, rreth orës 20:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë