AA
Ministria e Transportit njofton se politikat për tërheqjen e kompanive ajrore po japin rezultate dhe nga sot nisin 11 destinacione të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.
Me orarin dimëror që nis më 27 tetor, nga Ohri do të fluturohet për në Bazel, ndërsa nga Shkupi për në Stokholm (aeroporti kryesor), Shtutgart, Bari dhe Larnaka – Qipro. Nga 3 nëntori pason Gjeneva, ndërsa më tej Madrid, dhe nga 15 dhjetori Pragë dhe Këln. Në prill priten linja të reja për Budapest dhe Napoli.
Gjatë sezonit dimëror (deri më 28 mars), nga Shkupi do të jenë të disponueshme fluturime drejt këtyre destinacioneve:
Vjenë, Beograd, Athinë, Zagreb, Varshavë, Frankfurt, Sandefjord, Geteborg, Malme, Ajndhoven, Bruksel, Paris, Dortmund, Fridrihshafen, Memingen, Frankfurt Hahn, Bazel, Nuremberg, Berlin, Milano, Hamburg, Venecie, Bratisllavë, Romë, Baden-Baden, Maltë, Bolonjë, Lubjanë, Londër, Stokholm, Pragë, Shtutgart, Larnaka, Këln, Lion, Bari, Madrid, Gjenevë, Stamboll, Izmir, Antalia, Cyrih.
Ndërsa nga Ohri: Cyrih, Bazel, Dortmund, Vjenë, Memingen.
Dy aeroportet e vendit në 10 muajt e parë të vitit shërbyen 2.585.096 udhëtarë, me rritje prej 6%, ndërsa Ohri shënoi rritje të fuqishme 16.2% të pasagjerëve të transportuar.(INA)
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë
MARKETING Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), njofton se tashmë është e shpallur thirrja publike për aplikime për të