AA
Lista e pavarur e Ramiz Merkos në Strugë është shumë pranë pjesëmarrjes në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Kështu shkruan portali lokal “Strugalajm” i afërt me Merkon.
Sipas këtij portali bisedimet për hyrjen në koalicion janë në fazën përfundimtare, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Në kuadër të bisedimeve përfshihen edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2028, ku bartës liste në këtë zonë të jetë nga Merko.
Siç mësohet gjithashtu oferta e Qeverisë për Listën “Merko” përfshin:
-drejtor në Postën e Maqedonisë
-drejtor në Drejtorinë e Zbulimit Financiar
-Zëvendësdrejtor në Drejtorisë së të Hyrave Publike (UJP) dhe
Zëvendësdrejtor në drejtorinë e Inspektoratit Ndërtimor shtetëror
Ditëve në vijim pritet të dalin detaje rreth kesaj marrëveshje që është shpërndarë nga burime pranë listës së Merkos.(INA)
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton