AA
Sot pasdite, zyrtarë të policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë marrë dokumentacion shtesë dhe kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për keqmenaxhim të mbeturinave në qytetin e Shkupit.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, zyrtarët e policisë po ndërmarrin veprime për sigurimin e provave. Janë arrestuar dhe po mbahen dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, lidhur me dyshimet për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.
Një nga personat e ndaluar është Sabahudin Rustemi, drejtor i Higjienës Komunale, i emëruar më 29 janar 2025 si pjesë e koalicionit të kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, dhe BDI-së. Rustemi më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Saraj” nga 2017 deri në 2021, si dhe nga 2023 deri në 2024 ka qenë zëvendës-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parku dhe Gjelbërimi” në Shkup, në bashkëpunim me Arsovskën.
Pas vendimit përfundimtar të prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin e Spitalit Modular në
LSDM-ja sot ka akuzuar qeverinë se është vonuar në reagimin ndaj krizës shëndetësore me ethet e Nilit Perëndimor dhe se
Presidentja bullgare Iliana Jotova deklaroi se Sofja zyrtare nuk do të heqë dorë nga bullgarët në Republikën e Maqedonisë së