AA
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim të ashpër pas një ngjarje siç thuhet të dhunshme që ndodhi në përfundim të ndeshjes mes KF Besa të Sllupçanit dhe KF Aerodromit nga Shkup, e zhvilluar në kuadër të javës së 8-të të Ligës së Tretë – Veri.
Sipas njoftimit zyrtar të Komisarit Disiplinor, janë dënuar me pezullim të përjetshëm futbollistët Orhan Demiri, Erdin Arifi dhe Behar Demiri, të cilët akuzohen për sulm fizik dhe tentativë linçimi ndaj një futbollisti kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes.
Ky është një nga rastet më të rënda disiplinore të regjistruara në ligat e ulëta të futbollit vendor. Vendimi ka ngjallur reagime të shumta, pasi masa e përjashtimit të përjetshëm konsiderohet e pazakontë dhe rrallë e zbatuar edhe në kampionate shumë më të tensionuara.
Federata ka theksuar se dhuna në futboll nuk do të tolerohet në asnjë formë, ndërsa KF Besa ka të drejtë ankese ndaj vendimit brenda afateve ligjore.(INA)
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri
Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për