AA
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur, se sot kanë arritur një marrëveshje politike për bashkëpunim me kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashitin.
Ismajli përmes një postimi në Facebook, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon.
“Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.
Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë”, shkroi Ismajli.
Arbër Ismajli në rundin e dytë do të përballet me Albanin Hysenin e VV-së.
Sot, në rezidencën e shkëlqesisë së saj, ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, pata kënaqësinë të zhvilloj një
Hristo Najdanov, ish-anëtar i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore, dëshmoi në gjykimin për rastin “Lotaria” se bordi nuk kishte marrë
Ardian Hoxha u ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë, Prokurorisë dhe SPAK-ut që të ndërmarrin hapa konkretë për zbardhjen e