AA
Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka folur për vizitën që i ka bërë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Serwer ka treguar se vendosi ta vizitojë Thaçin për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë pasur ndër vite dhe dëshirës për të rifreskuar komunikimin me të.
“Vendosa të shkoj sepse unë dhe presidenti Thaçi kemi pasur shumë biseda të mira ndër vite. Ai ishte treguar shumë i sjellshëm me mua kur e vizitova në Prishtinë, dhe gjithashtu jemi takuar shpesh në Uashington. Ne njiheshim që menjëherë pas luftës. Edhe pse kemi pasur mospajtime të forta lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, mendova se kishte ardhur koha për të ripërtërirë marrëdhëniet me të dhe gjithashtu të mësoja më shumë për tribunalin”, ka deklaruar Serwer.
Profesori amerikan ka bërë të ditur se takimi me Thaçin ishte miqësor dhe i ngrohtë.
“Presidenti Thaçi ishte shumë mikpritës. Në fakt, ai duhej ta kërkonte vetë takimin. Fillimisht e kërkova unë, por gjykata më informoi se kërkesa duhej të vinte prej tij. Kështu që ai e bëri këtë, dhe unë nuk do të diskutoj përmbajtjen e bisedës sonë. Do të them vetëm se ishte një takim shumë i ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi ndërtuar ndër vite”, ka theksuar Serwer.
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit