AA
Në lidhje me valën e dhunës që ka përfshirë Malin e Zi, gjatë së cilës janë shkatërruar disa lokale në pronësi të shtetasve të Republikës së Turqisë, është prononcuar reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe myftiu kryesor, Rifat ef. Fejziq.
Përmes llogarisë së tij në rrjetin X, ai tha se disa politikanë qëllimisht po nxisin masën.
“Dalën disa politikanë për të nxitur urrejtje, dhe nuk e kanë të vështirë të mashtrojnë një pjesë të popullit, duke shpërndarë me vetëdije të pavërteta për shumë çështje, madje deri në shifrën prej 110.000 turq. Disa politikanë bien pre e kësaj. Por këtu nuk janë problem turqit – atyre u pengon Mali i Zi, duan ta destabilizojnë dhe ta ndalin rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian”, tha Fejziq.
Shkak i trazirave në kryeqytetin e Malit të Zi ishte një incident kur një grup shtetasish turq sulmuan dhe plagosën me thikë një person nga Podgorica.
Policia malazeze kreu bastisje në disa lokacione dhe arrestoi gjithsej 45 shtetas të Turqisë.
Qeveria e Malit të Zi dje mori vendim për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit turq.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale