AA
rmal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur pa filtra për biznesin, televizionin dhe sukseset në karrierën e tij.
I pyetur nga moderatori i njohur ‘nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër?’, Mamaqi u shpreh:
“Unë di këtë gjë, nuk ka rëndësi nëse je në të 40-at apo të 60-at, nuk ka rëndësi. Unë besoj që ke kohë gjithmonë dhe nëse e meriton apo jo të jesh ashtu siç je, besimi im është që po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, ne meritojmë qeverinë që kemi, punën që kemi.
Ne marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron gruan ose burrin që të sillet ashtu, ajo që do marrësh është kjo. Ti toleron veten tënde të hash një tortë, ajo që do marrësh është kalori. Kështu që po, secili e meriton dhe është aty ku është, si pasojë e asaj që ka toleruar”./Gazeta Shqip
Integrimi evropian kërkon reforma të guximshme, institucione të forta dhe partnerë të besueshëm. Greqia vlerësohet si një mbështetëse e rëndësishme
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti
Ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave në pikën kufitare të Bogorodicës kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 29 flakonëve