Mbi 55 mijë qytetarë janë regjistruar për vaksinim kundër gripit sezonal
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, u vaksinua sot kundër gripit sezonal në Institutin e Shëndetit Publik, ku apeloi që qytetarët nga grupet e rrezikuara të vaksinohen me kohë.
Që nga hapja e regjistrimeve më 14 tetor, për vaksinim falas janë paraqitur 55.535 qytetarë. Mbi 60 për qind e tyre janë persona mbi moshën 65-vjeçare, ndërsa rreth një e treta kanë sëmundje kronike.
Vaksinimi ka filluar sot në të gjitha 31 pikat në vend. Deri në mesditë janë vaksinuar 368 qytetarë.
Vaksinimi falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga mosha gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Të interesuarit mund të regjistrohen në linkun: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu
Pas regjistrimit, qytetarët do të marrin mesazh SMS me datën dhe orën e vaksinimit.