AA
Mbrëmja e Champions League solli spektakël dhe surpriza, me rezultatin më të bujshëm që erdhi nga Belgjika, ku Club Brugge ndali Barcelonën në një barazim dramatik 3-3.
Skuadra belge e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlos Forbs. Reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm, me Ferran Torres që barazoi shifrat vetëm tre minuta më pas, pas një kombinimi të bukur me Fermin Lopez.
Por Brugge nuk u ndal, dhe në minutën e 16-të Carlos Forbs riktheu avantazhin për vendasit. Në pjesën e dytë, talenti Lamine Yamal tregoi klasin e tij duke barazuar në minutën e 60-të, por Forbs sërish e ndëshkoi mbrojtjen e Barcelonës vetëm tre minuta më pas, duke e çuar rezultatin në 3-2. Në minutën e 77-të, një kros i Yamal devijua nga Christos Tzolis në portën e tij, duke vulosur barazimin 3-3. Brugge pati mundësinë të marrë fitoren në fund me golin e Romeo Vermant, por ai u anulua për faull ndaj Szczesny.
Ndërkohë, në “Etihad Stadium”, Manchester City dominoi ndaj Borussia Dortmund, duke fituar 4-1. Phil Foden zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të, ndërsa Erling Haaland dyfishoi shtatë minuta më pas. Foden realizoi dopietën e tij në pjesën e dytë, ndërsa Anton ngushtoi përkohësisht diferencën për gjermanët. Në fund, Rayan Cherki vulosi rezultatin 4-1.
Në “San Siro”, Inter arriti fitoren e katërt radhazi në këtë sezon të Champions-it, duke mposhtur 2-1 Kairat Almaty. Lautaro Martinez kaloi zikaltrit në avantazh në fund të pjesës së parë, por Arat barazoi në minutën e 54-të. Gjithsesi, Carlos Augusto siguroi tre pikët me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 67-të.
Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët —
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të