AA
Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re “All Natural”, në bashkëpunim me këngëtarin kosovar Yll Limani. Projekti vjen si një version remake i këngës me të njëjtin titull, që Rita e publikoi solo një muaj më parë, por këtë herë me një frymë të re dygjuhëshe dhe emocionale.
Ky bashkëpunim shënon një moment të veçantë në karrierën e Ritës, pasi është hera e parë që ajo bashkëpunon me një artist nga vendlindja e saj, Kosova. “All Natural” sjell një ndërthurje të harmonishme midis gjuhës angleze dhe asaj shqipe — me pjesën e Ritës në anglisht dhe vargjet e Yllit në shqip — duke reflektuar lidhjen e saj të thellë me rrënjët dhe identitetin shqiptar.
Në kreditet zyrtare, kënga është shkruar nga Casey Smith, Denis Haxhimehmeti, Fatjon Miftaraj, Joel Little, Sammy Witte dhe vetë Yll Limani, ndërsa prodhimi mban firmën e Joel Little, producentit të njohur ndërkombëtarisht.
“All Natural” është publikuar nën menaxhimin e BMG Rights Management (UK) Ltd., dhe aktualisht është e disponueshme vetëm në Spotify, ende pa asnjë njoftim nëse projekti do të shoqërohet me një videoklip në të ardhmen.
Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie
Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash
Luana Vjollca ndau një fotografi nga palestra, ku shihet se aty është e vetmuar dhe nuk pa asnjë person tjetër.