AA
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski pas inspektimeve të punëve ndërtimore lidhur me projektin e trenit të qytetit, tha se përveç këtij projekti, për transport publik më efikas, prej sot do të vendosen në funksion edhe 60 autobusë privatë në Shkup, përcjell TV21. Ndërkaq, shtoi se do të parashihen mjete financiare edhe për vendose në funksion të BRT Sistemit (Bus rapid transit).
“Do të kemi takim me transportuesit privatë, siç paralajmërova, prej sot do të vendosen në funksion 60 autobusë shtesë, që do ta lehtësojnë transportin e bashkëqytetareve tanë në Qytetin e Shkupit dhe të paralajmëroj se në ribalanc do të hyjë edhe BRT sistemi”, tha mes tjerash Gjeorgjievski.
Lidhur me projektin për trenin e qytetit, një marrëveshje është nënshkruar tashmë për linjën 1 Zelenikovë – Draçevë – Lisiçe – Kisella Vodë – Aerodrom – Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Vlera e marrëveshjes është 360 milionë denarë. Sipas projektit, do të kryhet një rindërtim dhe përmirësim i plotë i rrugës ekzistuese.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites në pjesënjugore të
U ndaluan dy persona në rajonin e Tetovës, një shofer autobusi dhe një pasagjer, tek të cilët u gjetën 34.965
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në Radovish në zonën e ish-“Dekorteks”. Pas më shumë se gjashtë orësh, zjarri i