AA
Me rastin e inaugurimit të “Shqiponjës Monumentale” në qytetin e Kukësit, filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani është nderuar nga kryetari i Bashkisë, Albert Halilaj, me titullin e lartë “Çelësi i Qytetit” dhe me Çertifikatën e Mirënjohjes.
Në ceremoninë solemne, e cila u zhvillua pranë rrethrrotullimit të Gostilit, morën pjesë drejtues vendorë, personalitete nga trojet shqiptare dhe diaspora, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili u vlerësua për mbështetjen dhe angazhimin që monumenti të vendosej në Kukës, një vepër monumentale e dhuruar nga Lazim Destani.
Në fjalën e tij, z. Destani shprehu mirënjohje për nderimin dhe mikpritjen, duke theksuar lidhjet shpirtërore me qytetin e Kukësit, të cilin e quajti “qytet të mikpritjes dhe bujarisë”. Ai kujtoi me emocione ndikimin e valëve të Radio Kukësit në vitet e rinisë, që sipas tij, “ushqente shpirtin dhe forconte ndjenjën e dashurisë ndaj atdheut”.
“Shqiponja Dykrenare është në zemrën e çdo shqiptari. Kjo vepër arti fluturoi nga Tirana për t’u vendosur këtu, në malet e Kukësit, aty ku Shqiponjat ndihen në shtëpinë e tyre,” – u shpreh Destani, duke falënderuar Kryetarin Halilaj dhe gjithë qytetarët për vlerësimin e veçantë.
Në përmbyllje të fjalës, filantropi Destani përcolli urimet e tij për zhvillim, përparim dhe bashkim kombëtar, duke theksuar se shqiptarët duhet të ecin të bashkuar drejt Bashkimit Europian, si pjesë natyrore e historisë dhe kulturës së kontinentit.
Ceremonia e inaugurimit të “Shqiponjës Monumentale” shënoi një moment të rëndësishëm për qytetin e Kukësit, i cili përmes këtij simboli madhështor, forcon ndjenjën e identitetit dhe unitetit mbarëkombëtar.(INA)
Me lutje për paqe, mirësi dhe solidaritet, besimtarët myslimanë në vend pritën sot festën e Kurban Bajramit. Që në orët
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, propozon referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimi Evropian. Ai tha se qytetarët duhet të
Me shënimin e festës së Kurban Bajramit krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut shprehin urimet e tyre ndaj besimtarëve