AA
Rezervat valutore në fund të tetorit të vitit 2025 kanë arritur në 4.843,2 milionë euro (katër miliardë e tetëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë euro) dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 120,5 milionë euro (njëqind e njëzet milionë e pesëqind mijë euro), njoftoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave valutore janë të investuara në letra me vlerë (71,1%), pasuar nga ari monetar (15,9%) dhe valutat dhe depozitat (13%).
Rezervat valutore janë pasuri financiare që i mban Banka Qendrore e një shteti në valutë të huaj (si euro, dollarë, paund), ar monetar dhe letra me vlerë ndërkombëtare.
Pse mbahen?
Rezervat valutore shërbejnë për disa qëllime kryesore:
Stabilizimi i kursit të këmbimit
Nëse monedha vendase bie në treg, Banka Qendrore përdor rezervat për ta mbështetur vlerën e saj.
Pagesa e importit dhe borxheve
Sigurojnë që vendi të ketë para për të blerë mallra nga jashtë (naftë, ushqim, pajisje) dhe për të shlyer detyrimet ndërkombëtare.
Besueshmëri ekonomike
Sa më të larta rezervat, aq më shumë besim kanë investitorët se ekonomia është stabile.
Respektivisht, rezervat valutore janë kursimet ndërkombëtare të shtetit, që mbahen për të mbrojtur ekonominë dhe monedhën kombëtare.
Inspektorët e Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 kantiere ndërtimi, duke konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore. Si
Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot në Qeveri Strategjinë për Shëndetësi Dixhitale 2026–2030, e cila synon që deri në vitin 2030
Një zënkë verbale ka eskaluar në dhunë fizike brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke detyruar autoritetet policore të