Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Majlinda Bregu folëse kryesore: Mbi 400 studiues do të mblidhen në Tetovë në Kongresin e Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve
Maqedoni

Majlinda Bregu folëse kryesore: Mbi 400 studiues do të mblidhen në Tetovë në Kongresin e Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve

November 11, 2025

AA

Të mërkurën më 12 nëntor, me fillim nga ora 12:00, Universiteti i Tetovës organizon Kongresin e Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Në këtë ngjarje të rëndësishme akademike do të marrin pjesë mbi 400 studiues me punimet e tyre shkencore dhe hulumtuese, nga universitete europiane si edhe nga universitetet partnere të bashkëpunimit me Universitetin e Tetovës. Folëse kryesore do të jetë Majlinda Bregu, shkruan Portalb.mk.

Në kuadër të këtij Kongresi do të zhvillohen Konferencat Shkencore nga fakultete të ndryshme, si Ekonomik, Juridik, Filologjik, Filozofik dhe Pedagogjik.

Kushtrim Ahmeti Dekan i Fakultetit Filozofik për Portalb.mk tha se Kongresi i këtij viti është dëshmi se Universiteti i Tetovës po e shndërron dijen në forcë vepruese.

“Qëllimi kryesor i Kongresit është të krijojë një platformë ndërdisiplinare ku dija akademike vihet drejtpërdrejt në shërbim të zhvillimit shoqëror, kulturor dhe njerëzor. Përmes pesë konferencave shkencore, ne promovojmë kërkimin që lidhet me nevojat reale të shoqërisë nga arsimi dhe kultura, te ekonomia, drejtësia dhe filozofia. Universiteti i Tetovës beson se dija merr vlerë të plotë vetëm kur ndihmon në përmirësimin e jetës, politikave dhe institucioneve që formësojnë të ardhmen tonë… Sinergjia që pritet të krijohet do të thellojë bashkëpunimin ndërfakultetesh, duke nxitur projekte të reja kërkimore dhe ide që shkojnë përtej kufijve tradicionalë të disiplinave”, tha Ahmeti.

Sipas tij, pjesëmarrja e mbi 450 autorëve dhe bashkautorëve nga rreth 20 universitete partnere evropiane e vendos Universitetin e Tetovës në një nivel të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai shtoi se ky Kongres është një thirrje për t’i rikthyer shkencat humane dhe sociale në vendin që u takon: në zemër të zhvillimit dhe të përgjegjësisë njerëzore.

“Në një kohë kur fokusi global shpesh zhvendoset drejt teknologjisë, ky kongres rikujton se zhvillimi i qëndrueshëm dhe etik nuk mund të arrihet pa dimensionin njerëzor. Shkencat humane dhe sociale janë themeli mbi të cilin ndërtohen drejtësia, arsimi, solidariteti dhe kuptimi i përbashkët. Ky kongres e afirmon këtë rol duke e vendosur njeriun, kulturën dhe shoqërinë në qendër të debatit shkencor bashkëkohor”, tha Ahmeti.

Mes tjerash ai tha se kongresi synon të shërbejë si katalizator për projekte të reja kërkimore dhe bashkëpunime ndërinstitucionale.

Majlinda Bregu, politikane dhe diplomate shqiptare me karrierë të gjatë në institucione kombëtare dhe rajonale, do të jetë folësja kryesore e këtij Kongresi.

Previous post
Next post
Të fundit

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5264
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.