AA
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka një “detyrim” të padisë BBC-në për mënyrën se si një pjesë e fjalimit të tij është redaktuar në një dokumentar të programit Panorama.
Duke folur për Fox News, ai tha se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishte “copëtuar” dhe se mënyra si ishte paraqitur kishte “mashtruar” shikuesit, raporton BBC.
Kjo është hera e parë që Trump flet publikisht për çështjen, që nga koha kur avokatët e tij i kishin shkruar BBC-së duke paralajmëruar një padi prej 1 miliard dollarësh (759 milionë £) për dëme, nëse korporata nuk tërheq materialin, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson atë.
Kryetari i BBC-së, Samir Shah, më herët ka kërkuar falje për një “gabim në gjykim” lidhur me redaktimin e bërë.
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me
Një pacient ka falsifikuar një mendim konsiliar për të siguruar një terapi që gjendet në listën pozitive të barnave, duke