AA
BRAZIL – Vinicius Junior, sulmuesi i Seleçaos dhe i Real Madridit, ka vlerësuar trajnerin italian Carlo Ancelotti dhe përkushtimin e tij ndaj Brazilit:
“Ai bën atë që bëri në klubet e tjera ku punoi, përpjekejt për të ngjallur besim te lojtarët, për t’i bërë të gjithë të ndihen rehat në mënyrë që secili lojtar të mund të shfrytëzojë sa më shumë pikat e tij të forta në pozicionin e tij më të mirë.
Ai na thotë vazhdimisht se dëshiron t’i shohë brazilianët të lumtur, të shohin rikthimin e futbollit që kemi njohur gjithmonë dhe të përpiqen të fitojnë Kupën e Botës, që është qëllimi ynë më i madh.”
“Atmosfera është shumë e relaksuar, të gjithë po argëtohen, gjë që është shumë e rëndësishme. Carlo Ancelotti gjithmonë thotë se ne tashmë kemi intensitetin dhe pasionin për fanelën, gjë që i bën gjërat më të lehta.
Është e rëndësishme që ai na transmeton qetësinë e tij; kjo e bën punën më të lehtë. Dhe ne duhet të fitojmë në mënyrë që e gjithë kjo të shpërblehet”.
B.T (Dosja.al)
Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes
Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të
Gjashtë raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor janë regjistruar në vend brenda një dite, duke e çuar numrin