AA
Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i bindur se Cristiano Ronaldo do të arrijë shifrën historike prej 1000 golash në karrierë, përpara se të largohet nga futbolli aktiv.
Në një intervistë të fundit, Ancelotti foli me admirim për ish-lojtarin e tij te Real Madridi: “Do ta arrijë, pa asnjë dyshim. Mos keni asnjë hezitim për këtë. Ai do të shënojë 1000 gola, jam i sigurt,” – deklaroi trajneri italian.
Ancelotti kujtoi edhe një bisedë të fundit që kishte në Itali:
“Më pyetën për Modrić dhe moshën e tij 40-vjeçare. U thashë që sigurisht do të luante mirë te Milani. Luka dhe Cristiano janë profesionistë të jashtëzakonshëm, që e duan futbollin dhe e jetojnë me pasion. Janë njerëz që arrijnë gjithmonë atë që duan.”
Trajneri shtoi me humor se mezi pret momentin e arritjes së rekordit:
“Kur Cristiano të arrijë 1000 gola, shpresoj të mos harrojë të më ftojë në festën e atij rekordi të pabesueshëm,” – tha Ancelotti me të qeshur. Cristiano Ronaldo, aktualisht me 953 gola në karrierë, po vazhdon të tregojë formë të lartë dhe, me këtë ritëm, pritet ta kapë shifrën magjike para përfundimit të sezonit të ardhshëm.
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes
Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të