AA
Shkupi sot shënon 81-vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast, delegacione nga institucione dhe organizata të ndryshme do të vendosin kurora me lule në Varrezat partizane në Butel, në Aleanë e Kolosëve, si dhe te përmendorja “Çlirimtarët e Shkupit” në pllajën para ndërtesës së Qeverisë.
Në këtë ditë, tradicionalisht, Qyteti i Shkupit ndan çmimin “13 Nëntori” për individë dhe institucione që, me punën e tyre, kanë kontribuar në zhvillimin dhe afirmimin e kryeqytetit.
Më 13 nëntor 1944, pra 81 vjet më parë, luftëtarët e Divizionit të 42-të dhe të 50-të të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Maqedonisë, së bashku me Brigadën e 16-të maqedonase, e çliruan Shkupin nga okupatori fashist.
Pas luftimeve të ashpra disa ditëshe kundër pjesëtarëve të Divizionit të 22-të gjerman të grenadierëve, të përbërë nga regjimentet e 47-të dhe 65-të, si dhe kundër brigadës gjermane “Angermiler”, e cila ishte pozicionuar pranë Grykës së Kaçanikut, luftëtarët hynë fitimtarë në qytet.
Në luftimet për çlirimin e Shkupit humbën jetën 420 luftëtarë, ndërsa gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore humbën jetën më shumë se 4.600 qytetarë të Shkupit.
Maqedonia, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte në anën e koalicionit antifashist. Sipas vlerësimeve të historianëve, në këto luftëra humbën jetën rreth 33.000 njerëz, përfshirë edhe më shumë se 7.000 hebrenj nga Maqedonia, të cilët u deportuan në kampin e përqendrimit Treblinka.
Deputeti Mile Cekov e ka braktisur zyrtarisht partinë ZNAM, ku me këtë veprim, kjo i bie që ai nuk do
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz lidhur me siç thonë, shkelje të rënda që shumica parlamentare ka kryer në
Pavarësisht kritikave dhe akuzave të opozitës se nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski ka shkelur ligjet dhe rregulloren duke mos e