AA
Pas padis penale ndaj ish kreut të komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vjen edhe reagimi i tij, duke e cilësuar si shantazh.
“Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike. Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë. Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot. Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci. Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike”, shkruan buxheti në FB.
Nga partia Lidhja Shqiptare, kanë thënë se për këto dy vite qeverisje VMRO-ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në
Zv/kryeministri Bekim Sali gjatë konferencës për media lidhur me dy vite qeverisje të VLEN-it, tha se ata për këto 24
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se shqiptarët, dy vite pas ndryshimit të pushtetit, janë