AA
Shqipëria ka siguruar fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026, pas fitores 1-0 ndaj Andorrës.
Sipas rregullores, në play-off marrin pjesë 12 skuadrat që renditen në vendet e dyta në grupet e Evropës, si dhe katër ekipet më të mirë nga Liga e Kombeve, të cilat nuk kanë arritur vendet e para në kualifikueset e Kampionatit Botërorit.
Ekipet nga Liga e Kombeve vendosen automatikisht në vazon e katërt, ndërsa tre vazot e tjera bazohen në renditjen e FIFA-s.
Pas raundit të tetë të kualifikuesve, Shqipëria renditen në vazon e tretë, sikurse edhe Kosova, që do të thotë se nuk përballen mes tyre në gjysmëfinale. Të dyja skuadrat do të jenë udhëtuese dhe do të sfidojnë një ekip nga Vazo 2, që aktualisht përfshin Poloninë, Çekinë, Hungarinë dhe Skocinë.
Shorti i play-off-it do të krijojë katër minigrupe. Në çdo minigrup zhvillohen gjysmëfinalet me ndeshje teke, ku skuadrat nga Vazo 1 dhe 2 janë pritëse. Fituesit e gjysmëfinaleve do të luajnë finalen e minigrupit, gjithashtu në ndeshje teke, për të përcaktuar skuadrat që kalojnë në Kampionatin Botërorin 2026.
Ndeshjet e gjysmëfinaleve parashikohen të zhvillohen më 26 mars 2026, ndërsa finalet e minigrupit më 31 mars 2026. Kjo fazë do të përcaktojë katër ekipet që bashkohen me 12 skuadrat e kualifikuara direkt nga grupet kualifikuese.
Vazot e play-offit sipas situatës aktuale
Vazo 1: Belgjikë, Itali, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Çeki, Hungari, Skoci
Vazo 3: Shqipëri, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Uells, Rumani, Suedi, Moldavi
Kjo renditje bën që Shqipëria dhe Kosova të shmangin një përballje direkte mes vete dhe të kenë mundësinë për të sfiduar skuadra të ndryshme nga Evropa për të siguruar vendin në Kampionatin Botëror.
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ishte një pasdite me diell të butë mbi Stamboll. Ishim ulur në një kafe të
Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Fatmir Limani, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Koçiu, në të
Ambasada e Turqisë në Shkup dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) organizuan program iftari në