AA
Mbikëqyrësi i një pallati banimi në Brooklyn që humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një person që po përpiqej të vidhte pako në hollin e ndërtesës është nga Kosova dhe baba i përkushtuar i tre fëmijëve.
Burim Havolli, 41 vjeç, mbikëqyrës i një apartamenti në lagjen Ditmas Park të Brooklynit, u vra tragjikisht ndërsa përballej me një të dyshuar për vjedhje në ndërtesën që kujdesej, raporton nypost.
Ai ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe baba i tre fëmijëve ndërsa banorët e lagjes e përshkruajnë si një njeri me zemër të madhe që kujdesej për të tjerët.
“Ai vdiq duke mbrojtur ndërtesën, duke mbrojtur pakot e banorëve”, tha vëllai i tij, Blerim Havolli dhe shtoi se “kujdesej shumë për të gjithë këtu. Kishte një zemër të madhe. Ishte thjesht i pabesueshëm”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, kur Havolli u përball me të dyshuarin 30 vjeçar, i cili ishte futur në ndërtesë për të vjedhur një pako. Përleshja verbale u përshkallëzua dhe rezultoi në goditje të shumta në kokë ndaj Havollit, i cili u rrëzua dhe humbi jetën në spitalin Kings County Hospital Center.
Policia ka bërë të ditur se një person është marrë në pyetje në lidhje me rastin, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.
Përfaqësues ligjor të Havollit kanë kërkuar që të bëhet drejtësi e të ketë pasoja të forta për autorin.
Në një postim në Facebook, familja njoftoi se ceremonia mortore e Burim Havollit do të mbahet në vendlindjen e tij, Kosovë.
Lidhur me vdekjen e Havollit kanë reaguar edhe familjarët në rrjetet sociale, duke njoftuar se varrimi i tij do të mbahet në Kosovë.
Vëllai i tij tha se Burim kishte udhëtuar në Evropë për të vizituar nënën e sëmurë vetëm dy ditë para ngjarjes dhe ishte rikthyer në New York para se të ndodhte përleshja.
Apel për mbështetje dhe më shumë përkujdesje institucionale për personat me aftësi të veçanta, kjo ishte porosia që erdhi sot
Në Ministrinë e Financave sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për financa publike – një trup ndërinstitucional, detyra
Një djalë 14-vjeçar nga Gostivari dyshohet se ka përdhunuar dhe shantazhuar motrën e tij më të vogël me video-regjistrime. Prokuroria