AA
Shqipëria ka pësuar një humbje dramatike përballë Anglisë në “Air Albania”, në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.
Një sfidë në të cilën kuqezinjtë meritonin më shumë se humbjen 0–2.
45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ku ndeshja ishte totalisht e barabartë, me raste nga të dyja skuadrat.
Në 45 minutat e dyta, kuqezinjtë ndryshuan marsh, duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e anglezëve, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 51-të, kur Arbër Hoxha goditi lehtë dhe në qendër, pas asistit të dhënë nga Uzuni.
Në momentin më të mirë të kuqezinjve, pikërisht kur Arbër Hoxha “vallëzonte” me topin, erdhi edhe goli i parë i anglezëve me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t pas një goditjeje këndi.
Vetëm 8 minuta më pas, sërish Harry Kane do të shënonte golin e dytë për “Tre Luanët”, duke fiksuar të njëjtin rezultat si në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.
Megjithatë, duhet theksuar se për herë të parë kjo humbje nuk “dhemb”, pasi Shqipëria tashmë e ka siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të kualifikueseve të një Kupe Bote.
Ditëve të fundit po shohim se sa është me rëndësi të gjitha 32 shtetet aleate, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut
Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme. Sipas
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin