AA
TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në play-off të një Kupe Bote, teksa me vendin e dytë në Grupin K, bëri të mundur që të jetë në garë edhe në ndeshjet e marsit për një biletë në turne. Por ky, nuk ishte rekordi i vetëm që vendosën kuqezinjtë nën drejtimin e Silvinjos në këto kualifikuese.
Për herë të parë në historinë e kualifikuesve të Kupës së Botës, Shqipëria e mbyll me një golavarazh pozitiv grupin e saj. Ndonëse me vetëm 7 gola të shënuar, një shifër jo shumë e lartë, falë vetëm 5 golave të pësuar, një tjetër rekord, kuqezinjtë ia dalin që më në fund të kenë në histori një fazë grupi me një bilanc pozitiv.
Shifra më e mirë e realizuar më parë ishte e edicionit të mëparshëm nën drejtimin e Edi Rejas, ku pavarësisht 6 fitoreve të regjistruar, Shqipëria e mbylli me golavarazh 12-12.
Po ashtu, për herë të parë Shqipëria mbyll eliminatoret me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë dominuese të grupit. Bilanci më i mirë i mëparshëm kishte qenë me 3 humbje në edicionin e vitit 1986.
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit