AA
Nga sonte në mesnatë, benzina shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa nafta për gjysmë denari.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS–95 është 75,5 denarë për litër, EUROSUPER BS–98 do të shitet për 77,5 denarë, ndërsa EURODIESEL BS (D–E V) për 72,5 denarë për litër. Ndërkohë, çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për djegie (EL–1) nuk ndryshon dhe mbetet 69,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i mazutit M–1 NS ulet për 0,806 denarë për kilogram dhe do të jetë 35,621 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzina mesatarisht për 3,628% dhe te dizeli për 1,766%, ndërsa te vaji ekstra i lehtë ka ulje prej 0,022%, dhe te mazuti prej 2,563%. Kursi i denarit ndaj dollarit, mbi të cilin u formësuan çmimet me përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,5545%.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të
Komuna e Koçanit ka shpallur programin për shënimin e përvjetorit të parë të tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Puls”. Përmbajtjet
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do