AA
Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme jugore ka goditur rajonin e Shkupit, duke shkaktuar probleme serioze në trafikun ajror, njofton TV21.
Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, për shkak të erës së fuqishme, dy avionë janë detyruar të devijojnë dhe të ulen në aeroportin e Prishtinës, ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të qarkullojnë në ajër në pritje të udhëzimeve për ulje.
“Për shkak të erës së fortë jugore, e cila e ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy avionë janë devijuar për ulje drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa dy të tjerë ende po qarkullojnë dhe po presin udhëzime për ulje”, thonë nga QMK-ja.
Policia ka kryer disa aksione dhe kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri,
MPB njoftoi se dje, në ora 09:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.N. (33) nga
Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje të rregullave të komunikacionit, njofton