AA
Tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane sot ishte ndjerë në pjesën verilindore të vendit, informojnë nga Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup.
“Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 15:48 regjistroi tërmet me epiqendër në zonën kufitare në afërsi të Blagoevgradit, rreth 124 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej ML 3.2”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik.
Sipas të dhënave fillestare, tërmeti ishte ndjerë në pjesët verilindore të vendit, veçanërisht në Dellçevë dhe Vinicë si dhe në vendbanimet përreth, me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.
Nga Observatori Sizmologjik bëjnë thirrje të gjithë ata të cilët e ndjenë ta plotësojnë pyetësorin për ndjeshmëri, me qëllim të sigurimit të të dhënave më të sakta për hulumtimet shkencore sizmologjike ose të lajmërohen në numrin e telefonit 112.
Policia ka kryer disa aksione dhe kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri,
MPB njoftoi se dje, në ora 09:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.N. (33) nga
Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje të rregullave të komunikacionit, njofton