AA
Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve në pikën kufitare Tabanoc, dje sekuestruan valuta të huaj që një shtetas serb kishte tentuar t’i nxirrte ilegalisht nga vendi.
“Për shkak të dyshimit në deklaratën e dhënë nga pasagjeri se nuk kishte asgjë për të deklaruar dhe se mbante me vete më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen një kontroll të detajuar të automjetit dhe gjetën 44.000 euro në një çantë dore të zezë në sediljen e pasagjerit nën xhaketën e një burri, dhe 50.000 euro shtesë, ose gjithsej 94.000 euro, u gjetën në bagazhin e automjetit në një çantë lëkure të zezë, për të cilën personi nuk posedonte dokument që vërtetonte origjinën e parave dhe nuk i kishte deklaruar ato”.
“Personit iu kthyen 10.000 euro, shumë që, sipas Ligjit për Operacionet me Këmbim Devizor, jorezidentët mund ta nxjerrin nga vendi pa i deklaruar, ndërsa shuma e mbetur prej 84.000 eurosh iu konfiskua përkohësisht”, thonë nga MPB.
Shkruan: Xhevdet Mazrekaj Kosova sot u shty drejt zgjedhjeve të reja, jo sepse nuk kishte kandidatë, jo sepse nuk kishte
Gjatë një ndeshje basketbolli në Kumanovë, dy netë më parë, grupi i tifozëve “Çkembari” nga Manastiri ka sulmuar dy policë
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit qeverisë nga radhët