AA
Ministria e Financave informon se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin e TVSH-së nuk do të ndikojnë në mënyrën se si qytetarët marrin dërgesat e tyre nga jashtë vendit, përfshirë ato të porositura përmes platformës TEMU.
“Dërgesat që qytetarët porosisin nga TEMU deri më tani kanë pasur TVSH të përllogaritur në çmimin e produktit. Kjo praktikë vazhdon edhe pas ndryshimeve në ligj – TVSH-ja do të mbetet e përllogaritur në çmimin e produktit, si deri tani. Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të paguajnë asgjë shtesë kur marrin dërgesën, as nuk do të kenë detyrim të ri pagese”.
“TVSH-ja që është përllogaritur tashmë në çmimin ndaj shtetit paguhet nga dërguesi ose operatori postar i autorizuar me të cilin platforma ka marrëveshje. Ministria e Financave thekson edhe një herë se ndryshimet ligjore nuk ndryshojnë metodën e pranimit dhe zhdoganimit të dërgesave”, thonë nga Ministria e Financave.
Kuvendi i votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të cilat shfuqizojnë lirimet nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro.
Siç thonë nga ministria, qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është përforcimi i ekonomisë vendase, mbështetja e kompanive lokale dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
“Ме këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit të TVSH-së bëhet hap i rëndësishëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore, veçanërisht në kushtet e globalizimit intensiv dhe rritjes së tregtisë dixhitale, ndërsa do kontribuojë edhe në uljen e ekonomisë gri. Sistemi i mëparshëm lejonte abuzime të mundshme – importimin e mallrave të liruara nga TVSH-ja që më pas shiten në tregun vendas. Zgjidhjet e reja ligjore e parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë mjedis tregu të drejtë dhe të kontrolluar”, thonë nga Ministria e Financave.
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht
LAMM njoftoi këtë mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje prej 40 minutash deri në një orë, si për
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët një skenar të tillë: kryeministra të dehur nga pushteti, të cilët