AA
Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore të Shkupit ka nisur nga e para, pasi u zëvendësua njëri nga anëtarët e trupit gjykues. Palët qëndruan në fjalët hyrëse dhe ranë dakord që deklaratat e dëshmitarëve të dhëna më herët të lexohen sërish, ndërsa seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të rinj, përcjell TV21. Në fjalën hyrëse, avokati i të pandehurit Nikolla Vasev tha se veprimet e klientit të tij nuk përbëjnë vepër penale, por procedura administrative të kryera nga staf tjetër i klinikës, duke kërkuar lirimin e tij.
Përballë drejtësisë janë ish-drejtori mjekësor i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik, Nehat Nuhi, të akuzuar për blerje të paligjshme ilaçesh, tenderë fiktivë dhe përvetësim terapie nga viti 2018 deri në vitin 2022, me dëm prej gati 36 milionë euro për buxhetin e shtetit. Të dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke e konsideruar aktakuzën të motivuar politikisht, ndërsa paralelisht ndaj tyre po zhvillohet edhe procesi “Onkologjia 1” për trajtim joadekuat të pacientëve.
*Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!* Qeveria
Më shumë se 200 kamera janë planifikuar të vendosen në pika kritike në Shkup, në vende ku krijohen deponi të
Shporta minimale sindikale në Maqedoninë e Veriut në tetor ka arritur në 70.358 denarë, që do të thotë se një