AA
Nuk ka ndryshime në arkëtimin e TVSH-së gjatë pranimit të dërgesave nga TEMU me ndryshimet në Ligjin e TVSH-së
Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut informon se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin e TVSH-së nuk do të ndikojnë në mënyrën se si qytetarët marrin dërgesat e tyre nga jashtë vendit, përfshirë ato të porositura përmes platformës TEMU, përcjell INA.
Dërgesat që qytetarët porosisin nga TEMU deri më tani kanë pasur TVSH të përllogaritur në çmimin e produktit. Kjo praktikë vazhdon edhe pas ndryshimeve në ligj – TVSH-ja do të mbetet e përllogaritur në çmimin e produktit, si deri tani.
Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të paguajnë asgjë shtesë kur marrin dërgesën, as nuk do të kenë detyrim të ri pagese.
TVSH-ja që është përllogaritur tashmë në çmimin ndaj shtetit paguhet nga dërguesi ose operatori postar i autorizuar me të cilin platforma ka marrëveshje.
Ministria e Financave thekson edhe një herë se ndryshimet ligjore nuk ndryshojnë metodën e pranimit dhe zhdoganimit të dërgesave.
Kuvendi i votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të cilat shfuqizojnë lirimet nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është pëforcimi i ekonomisë vendase, mbështetja e kompanive lokale dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Ме këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit të TVSH-së bëhet hap i rëndësishëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore, veçanërisht në kushtet e globalizimit intensiv dhe rritjes së tregtisë dixhitale, ndërsa do kontribojë edhe në uljen e ekonomisë gri.
Sistemi i mëparshëm lejonte abuzime të mundshme – importimin e mallrave të liruara nga TVSH-ja që më pas shiten në tregun vendas. Zgjidhjet e reja ligjore e parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë mjedis tregu të drejtë dhe të kontrolluar.
Me miratimin e këtyre ndryshimeve, shteti dërgon mesazh të qartë përkrahjeje për kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar, investojnë në zhvillim dhe krijojnë vende të reja pune në vend.(INA)
“Nëse duhet të protestohet, duhet të protestohet para selisë së BDI-së”. Kështu deklaroi sot bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, për
Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka vlerësuar se dy vjet pas formimit të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në
Partia VLEN pas rikonstruimit të paralajmëruar nga kryeministri, do të udhëheq gjashtë ministri. Këtë e konfirmoi sot zëvendës kryeministri Bekim