Ylli i Bajernit vendos për të ardhmen, e kërkojnë Barça, Çellsi e Liverpulli
E ardhmja e sulmuesit gjerman Liroj Sané do të jetë ende sërish me Bajern Munihun. Sipas të përditshmes gjermane “Bild” nuk pritet ndonjë surprizë në merkaton e verës, ndaj 28-vjeçari pritet të luajë sërish në Gjermani.
Javët e fundit, Barcelona, Çellsi dhe Liverpulli kanë shfaqur interes për gjermanin për merkaton e verës, për ta patur pjesë të tyre. Gjithsesi, lojtari tashmë ka marrë një vendim për këtë çështje.
Sane së fundmi ka ndryshuar agjent, duke marrë Kristian Shmidin, i cili tashmë ka edhe Musiala në Bajern. Dhe pikërisht ky nxitim për të ndryshuar agjent do të fshihte një dëshirë të fortë për të rinovuar kontratën me bavarezët, që skadon në vitin 2025.
Këtë sezon Sane u dëshmua të jetë një gur themeli i Bajern Munihut, me 9 gola dhe 12 asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat. Një lojtar i pazëvendësueshëm për trajnerin Tushel, ndaj dhe sulmuesi ka vendosur të qëndrojë në Bundesliga.