(VIDEO) Gashi paralajmëron vullnetarizimin e deputetëve
Reth 20 deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, të organizuar nga Kuvendi dhe Kryqi i Kuq.
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka falënderuar vullnetarët që veprojnë në vendin tonë. Njoftoi se me aktivitete të ndryshme së bashku me deputetët kanë shënuar këtë ditë duke vizituar qendra të ndryshme të Kryqit të Kuq. Tha se viti në ardhje do t’i kushtohet vullnetarizmit dhe deputetët do të jenë më aktiv në këtë aspekt.
AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR
“Bashkë me disa deputet sot ishim aktiv në disa qendra të rëndësishme të Kryqit të Kuq, u ndamë në disa grupe dhe bëmë edhe ne një veprim të vullnetarizmit me veprimet tona si njerëz dhe i dhamë kohën e duhur këtyre njerëzve që kanë nevojë. Dua të shpreh falenderim për 5 mijë vullnetarët që aktivisht në vend dhe janë gjithnjë aty ku ka nevojë njerëzorja dhe humanizmi”.
Për aktivizmin e tyre dhe rëndësinë e vullnetarëve foli edhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, i cili shtoi se nga sot fillon fushata për ngritje të vetëdijes shoqërore për rëndësinë e vullnetarizëm.
SAIT SAITI – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KRYQIT TË KUQ
“Jemi këtu që në mënyrë të posaçme të dërgojmë një mesazh të gjithë ata që na ndjekin dhe shohin se puna vullnetare, vullnetarizmi është një vlerë e pa çmim, diçka që nuk mund të prodhohet përveç se të dhurohet. Është momenti kur ne sot fillojmë me aktivitete që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin dhe ngritjen e vetëdijes të faktorëve shoqërorë për vullnetarizëm”
Për aktivizmin e vullnetarëve foli një nga shumë vullnetarët që ka ndihmuar institucionet në tragjedinë e Koçanit. Aleksandra Sokollova që vetë ishte goditur nga kjo tragjedi e madhe tha se vullnetarët kanë dhënë ndihmë të madhe në këtë rast.
ALEKSANDRA SOKOLLOVA – VULLNETARE
“Unë isha pjesë e grupit që u goditën nga kjo tragjedi, me një reagim të shpejtë të gjithë vullnetarët nga i gjithë vendi morën pjesë dhe ishin në terren në Koçan që nga momenti i parë ishin të shpërndarë gjithandej, si nëpër spitale dhe shtëpi të shëndetit po edhe nëpër të gjithë qytetin”
Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit më heret është njohur si Dita Ndërkombëtare Vullnetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social ndërka, 5 dhjetori është datë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1985. Ajo ofron një mundësi për organizatat vullnetare dhe vullnetarët individualë për të dhënë kontributet e tyre – në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar – për arritjen e Objektivave të Zhvillimit.
Mevludin Imeri /SHENJA/