Procedurë kundër Komunës së Strugës për festimet e 28 nëntorit
Njësia për Punë të Brendshme ka paraqitur kërkesë për nisjen e një procedurëse kundërvajtëse ndaj subjektit juridik-komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.K. (65) nga fshati Bixhevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe e ndëshkueshme sipas nenit 11 të Ligjit për Përdorimin e Flamujve tëKomunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Të denoncuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, që me datë 28.11.2025 u mbajt në rrugën ‘Marshall Tito’ në Strugë, krahas flamurit të bashkësive, as në skenë, as në një pjesë të shëtitores të lumit Drini i Zi, nuk e kanë theksuar dhe nuk e kanë vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas ligjit ishin të obliguar për ta bërë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.