Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ndër tjerash sot tha se për të votuar ligjin për specialen duhet të respektohet rregullorja e Kuvendit kur kërkohen 72 orë për të kaluar në lexim të dytë.
Hamza, ka thënë se, kjo është ‘’e pa vërtetë’’, sepse ata kanë kërkuar shmangie të procedurës.
‘’I referohen rregullores, thotë mes dy leximeve ka nevojë 72 orë. E para pse 72 orë? Pse e prunën 72 orë? Është e pa saktë juridikisht, e pa vërtetë, sepse ne nuk kemi kërku mocion për procedurë të përshpejtuar, ne ju kemi referuar nenit 123 që flet për shmangie të procedurës. Është dallim substancial juridik. Dhe kjo përjashton atë kohën prej 72 orëve. Megjithatë ligji në qeveri ka qëndruar për ditë, për ma shumë ditë, pse se aprovuam të dielën, të shtunën. Me ligj nuk i bëhet favor PDK’së’’, ka thënë Hamza.