‘Jemi dy shoqe, të dyja shqiptare’
AA
Më 4 shkurt u mbajt ceremonia e çmimeve “Grammy”, në Los Angeles. Ceremonia e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit.
Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.
Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.
Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, Bebe tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.
“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë“, tha Bebe gjatë intervistës.
Fëmijët gjejnë granatë dore në Vushtrri, policia sekuestron
Një granatë dore është gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, pasi disa fëmijë e kanë parë atë dhe kanë
Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale gabim fatal, jemi
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë një gabim
‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër
Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta është paralajmëruar nga