Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Spiropali kërkon zbatimin e konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit
Maqedoni

(VIDEO) Spiropali kërkon zbatimin e konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit

December 22, 2025

AA

Mandatin e nisi me vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e në takimin e parë me homologun e saj, Timço Mucunski, ministrja shqiptare e eurointegrimeve, Eliza Spiropali kishte disa porosi që i drejtoi drejt politikanëve po edhe institucioneve të vendit. Duke cituar të dhëna nga regjistrimi i fundit, Spiropali tha se në situatën aktuale gjeopolitike, shqiptarët kanë rol të rëndësishëm dhe vendimtar në rrugëtimin e RMV-së.

ELIZA SPIROPALI, MINISTRE E EUROINTEGRIMEVE NË SHQIPËRI

Këtu jeton një komunitet shtetëformues shqiptar që arrin deri në 30% të popullsisë së përgjithshme sipas censusit të fundit. Shqiptarët e RMV-së janë një faktor progresist, pro-europian vendimtarë për stabilitetin demokratik dhe orientimin euro-atlantik. Prandaj në klimën e sotme gjeopolitike, ku ndikimet e aktorëve të tretë shtohen dhe kërcënimet hibride po bëhen më agresive rroli konstruktiv i shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre politiknë shumicë dhe opozitë mbetet jetik. Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhen zbatuar plotësisht dhe pa ekuivokë

Spiropali para gazetarëve në Shkup foli për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit dhe inkurajoji institucionet në zbatimin e së njëjtës.

ELIZA SPIROPALI – MINISTRE E EUROINTEGRIMEVE NË SHQIPËRI

Duke njohur këtë realitet, ne mirëpresim dhe inkurajojmë zbatimin konsekuent  të Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është një dokument paqeje dhe bashkëjetese i garantuar ndërkombëtarisht. Jemi mirënjohës SHBA-ve si aleat i të dy vendeve dhe presidentit Trump për përfshirjen e aktit të demokracisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perendimorë që mbron paqen, rendin demokratik dhe vetë marrëveshjen kornizë të Ohrit

Ministrja Spiropali garantoi se Shqipëria si vend do të interesohet në vazhdimësi në kuadër të obligimeve kushtetetuese për shqiptarët jashtë vendit. Përndryshe, veç Mucunskit, Spiropali ka takuar edhe kryeparlamentarin Gashi, po edhe deputetet femra të partive politike shqiptare. Ajo nesër pritet t’i takojë edhe krerët e partive politike shqiptare, të pushtetit dhe opozitës.

Mevludin Imeri /SHENJA/  

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.