Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Rusia i dorëzon SHBA-së prova për “sulmin” e Ukrainës ndaj rezidencës së Putinit
Maqedoni

Rusia i dorëzon SHBA-së prova për “sulmin” e Ukrainës ndaj rezidencës së Putinit

January 1, 2026

AA

Rusia tha sot se i ka dorëzuar palës amerikane prova se sulmi i dyshuar me dronë i kryer këtë javë nga Ukraina kishte në shënjestër rezidencën e presidentit Vladimir Putin në rajonin Novgorod, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes publikoi në Telegram një video që tregonte një takim mes Igor Kostyukov, shefit të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, dhe një përfaqësuesi të zyrës së atasheut ushtarak amerikan në Moskë.

“Unë jam Igor Kostyukov, shefi i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë. Ju kam ftuar për një çështje të rëndësishme. Dua t’ju informoj se kemi gjetur mbetje të mjeteve ajrore pa pilot që morën pjesë në këtë sulm”, tha zyrtari rus në hapje të takimit.

Ai i tregoi përfaqësuesit amerikan një pajisje, duke shtuar se në disa prej dronëve të rrëzuar sistemi i navigimit ishte ruajtur mirë.

“Në disa nga këta dronë, sistemet e navigimit janë ruajtur mirë dhe janë teknikisht funksionale. Deshifrimi i përmbajtjes së memories së këtyre kontrollorëve të navigimit, i kryer nga specialistët e shërbimeve speciale ruse, ka konfirmuar pa mëdyshje dhe saktë se objektiv i sulmit ishte kompleksi i ndërtesave të rezidencës së Presidentit të Federatës Ruse në rajonin Novgorod”, tha ai.

Kostyukov më pas ia dorëzoi pajisjen përfaqësuesit amerikan, duke i thënë: “Duam t’ju dorëzojmë këtë kontrollor dhe përshkrimin e tij të përgatitur nga specialistët tanë. Besojmë se ky hap do të ndihmojë në heqjen e çdo dyshimi dhe do të kontribuojë në zbardhjen e së vërtetës”.

Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha të hënën se Kievi kreu një sulm me 91 dronë ndaj rezidencës shtetërore të Putinit në rajonin Novgorod natën e 29 dhjetorit. Sipas tij, të gjithë dronët u shkatërruan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme nga mbetjet.

Ukraina mohon se ka kryer sulmin dhe akuzon Rusinë se po përpiqet të pengojë bisedimet e paqes.

Duke komentuar incidentin, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ishte “jo i mirë”.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
Kosovë

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15650
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë

Gjatë pesë viteve të fundit, arsimi fillor në Maqedoninë e Veriut ka humbur 5,431 nxënës dhe janë mbyllur 30 shkolla,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.