LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë
Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë janë rritur mesatarisht për 5.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëhet e ditur në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Megjithatë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, indeksi i çmimeve të importit ka shënuar rënie prej 0.8 për qind.
Sipas ASK-së, rritja më e madhe është regjistruar te artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit me 5.9 për qind, pasuar nga produktet e plastikës dhe kauçukut me 4.6 për qind, produktet minerale me 2.6 për qind dhe ato të industrive kimike me 2.5 për qind.
Rritje kanë shënuar edhe makineritë dhe pajisjet elektrike me 1.3 për qind, letra me 0.8 për qind, produktet shtazore me 0.7 për qind dhe ato bimore me 0.6 për qind. Ndërkaq, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani janë shtrenjtuar për 0.3 për qind.