(VIDEO) Mehmedi: Kujdes foshnjat e porsalindura, që kanë temperature të zgjatur
Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ne Shkup po përballet me fluks të shtuar të pacientëve. Drejtori i Rexhep Mehmedi deklaroi se në tre javët e fundit është shtuar dukshëm numri i pacientëve me simptoma të gripit.
REXHEP MEHMEDI-DREJTOR I KLINIKËS PËR SEMUNDJE TË FËMIJËVE
“Mesatarisht mbrenda 24 orëve kemi 100 deri 150 raste të fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore shumica e tyre kanë simptoma të gripit pjesa dërrmuese kanë simptoma të lehta dhe trajtohen në mënyrë ambulatore me rekomandimet nga stafi mjekësor i klinikës së fëmijëve’’.
Mehmedi tha se tek fëmijët të cilët kanë komplikime do t’i pranojnë për trajtim special spitalor dhe të marrin kujdesin e duhur deri në rikuperimin e plotësishëm.
REXHEP MEHMEDI-DREJTOR I KLINIKËS PËR SEMUNDJE TË FËMIJËVE
“Ne këtu kemi në klinikën e fëmijëve pacientë nga mosha një javë, domethën foshnjat e posalindura deri te moshat shkollore, sidomos foshnjat dhe fëmijët më të vegjël janë më të ndishëm për shkak të sistemit më të dobët imunitarë dhe kanë komplikime në kuptimin e sëmundjeve respiratore të traktit të poshtëm respiratorë ndezje në mushkëri, pneumoni bronhiolit dhe duhet një trajtim pak më intenziv për rikuperim’’.
Drejtori theksoi se në rast se fëmija përcillet më temperaturë të lartë trupore, më shumë se tre/katër ditë, apo paraqet vështirësi në frymëmarrje, ku sidomos foshnjat e posalindura të moshës deri në një vjet duhet të keni kujdes dhe të merret konsultimi apo kontrolli nga mjeku specialistë në mënyrë që sa më shpejtë të intervenohet dhe të merr trajtimin e duhur. /SHENJA/