Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Qyteti i Shkupit do të ndajë nga 20.000 denarë subvencione për inverterë
Maqedoni

(VIDEO) Qyteti i Shkupit do të ndajë nga 20.000 denarë subvencione për inverterë

January 17, 2026

AA

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për inverterë, biçikleta dhe për pastrimin e oxhaqeve. Në programin për mbrojtjen e mjedisit janë paraparë subvencione prej 20.000 denarësh për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, përkatësisht për blerjen e klimave inverter. Në buxhetin e vitit 2026 për këtë masë janë paraparë katër milionë denarë ose pesëfish më pak se vitet e kaluara, kur u ndanin nga 20 milionë denarë. Subvencione për inverter për këtë vit do të ketë për 200 familje.

Për blerjen e biçikletës është përcaktuar një shumë maksimale prej 5.000 denarësh për person. Në buxhet për këtë masë janë paraparë dy milionë denarë, që do të thotë se do të ketë mjete për 400 qytetarë.

Qyteti i Shkupit do të subvencionojë me nga 1.500 denarë pastrimin e oxhaqeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera. Për këtë masë janë siguruar 200.000 denarë.

Shpalljet për subvencionim ende nuk janë publikuar. Buxheti për mjedisin jetësor i Qytetit të Shkupit për vitin 2026 është 45 milionë denarë.

Qyteti i Shkupit ka dhënë subvencione për inverterë prej vitit 2019 deri në 2026, pra afërsisht 8 vite me programe të ndryshme të subvencionimit. Ndër vite janë ndarë nga rreth 20 milionë denarë, ndërsa gjatë vitit 2020 u ndanë 322 milione e 400 mijë denarë dhe gjatë vitit 2022 u ndanë 24 milionë denarë. Për vitet e para (2019–2021) shumica e fondeve për inverterë u financuan nga qeveria dhe buxhete të përziera, ndërsa në 2022 dhe më tej Shkupi filloi të ndante fonde më të mëdha nga buxheti i vet. /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.