Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mucunski nesër në takimin e dytë ministror të Platformës Ballkanike të Paqes në Stamboll
Maqedoni

Mucunski nesër në takimin e dytë ministror të Platformës Ballkanike të Paqes në Stamboll

January 22, 2026

AA

 Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në takimin e dytë ministror të Platformës Ballkanike të Paqes, që do të mbahet në Stamboll. Në takim është paraparë të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, bënë të ditur pasdite nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Platforma Ballkanike për Paqe është një iniciativë e paraqitur nga ministri Fidan në vitin 2025 me qëllim që të kontribuojë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal përmes një qasje të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve rajonale për çështjet rajonale. Takimi i parë ministror në kuadër të kësaj iniciative u mbajt në korrik të vitit të kaluar, gjithashtu në Stamboll”  shtuan nga Ministria.

Është paraparë që ministri Mucunski të mbajë një fjalim në takim, ku pritet të trajtojë çështjet kryesore që lidhen me bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për integrim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, me theks në zhvillimin ekonomik, lidhjen e transportit, energjinë, digjitalizimin, si dhe arsimin dhe të rinjtë.

Në margjinat e takimit është paraparë që Mucunksi të realizojë edhe një takim të veçantë dypalësh me ministrin Fidan, në të cilin, përveç çështjeve nga fusha e bashkëpunimit dypalësh, do të bisedohet edhe për  situatat rajonale dhe sfidat aktuale globale.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.